Në kuadër të agjendës zyrtare të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, është mbajtur edhe diskutimi mbi të kaluarën mes të rinjve kamenicas si dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të rinjtë e pranishëm kanë mësuar më shumë rreth historisë së vendit, duke dëgjuar rrëfime të përjetuara nga vetë ata që kanë kontribuar më së shumti për lirinë.
Agjenda e Epopesë së UÇK-së do të vazhdojë edhe nesër me aktivitete të shumta, të planifikuara për shënimin e mbylljes së këtij manifestimi tradicional. /2LONLINE/