Është hapur në mbrëmje zyra e nënshtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës te Baja e Gjilanit, ku pjesëmarrës ka qenë kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti dhe tre kanditatët e nominuar për deputetë nga kjo komunë, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani dhe Valentina Bunjaku Rexhepi.
Pasi i uroi për hapjen dhe fillim të mbarë, kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, tha se ambienta të tilla janë garancë e fitores LDK’së krye me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani së bashku me pesë kandidatët e nominuar për deputet nga Gjilani.
Kryetari i nënshtabit Baja, Fitim Guda, është shprehur se kjo nëndegë po punon parreshtur në mobilizim në modelin e njejtë kur kryetari Lutfi Haziri fitoi në mënyrë plebishitare në vitin 2017.
Ndërkaq, kandidatët e nominuar për deputet, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani dhe Valentina Bunjaku Rexhepi, i falënderuan për pritjen, duke shtuar se nënshtabi i Bajës është shembull i organizimit dhe mobilizimit të strukturave.