DYLON

Jo të gjithë të kënaqur me ecurinë e kuvendit zgjedhor të FR të LDK-së

Jo të gjithë të kënaqur me ecurinë e kuvendit zgjedhor të FR të LDK-së
Avatar photo Redaksia

Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, në të cilën është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re, e Forumit të Rinisë.

Ndonëse drejtuesit e LDK-së, si dhe të strukturave të reja e quajtën një kuvend madhështor,  jo të gjithë u shprehen ashtu, madje njëri prej delegatëve, Halili Halili theksoi se ndihet i pakënaqur për mospërfshirje në strukturën e re drejtuese të FR të LDK-së, të asnjë anëtari të Forumit nga Zhegra, e madje ai vlerësoi si të parapërgatitur dhe manipulativ Kuvendin e sotshëm të të rinjve të LDK-së, transmeton Portali 2lONLINE.com

EkoHigjiena

Halili, i cili thotë se për tri vite ishte anëtar i kryesisë dhe tani në këtë Kuvend delegat, tha se ndihet i pakënaqur që asnjë anëtarë nga Zhegra nuk u përfshi në kryesi të re, duke bërë me dije se FR i LDK-së i nëndegës së Zhegrës, përfaqësohej me pesë delegatë, e bile edhe Lladova ishte me tre  delegatë, që poashtu mbeti pa u përfshi në kryesinë e re.

Për më tepër ja deklarata e tij  pas kuvendit, drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike, Dega në Gjilan,

Unë si delegat nga nëndega e Zhegrës për shkak të pakënaqësisë dhe manipulimeve në kuvendin që u mbajt sot, të FR të LDK-së, Dega në Gjilan, në shenjë të pakënaqësisë për mospërfshirje të asnjë anëtari në kryesi të degës nga nëndega jonë, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat e deritashme.

Me respekt, Halil Halili

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.