(2L ONLINE) – Që nga sot, është hapur sot në Viti Qendra informative komunale për bujqësi, e cila si objektiv ka ngritjen e efikasitetit të shërbimit këshillimor për fermerë dhe për palët e tjera të interesit.
Kjo qendër informative komunale, do të ofrojë infrastrukturë fizike me anë të së cilës do të arrijë standarde profesionale këshillimore dhe kushtet e cilësisë nëpër të gjitha komunat e Kosovës dhe përmes këshilltarit komunal për bujqësi do të ofrojë bashkëpunim në aktivitetet me donatorët e koordinuar nga Departamenti i shërbimeve këshillimore.
Zv. kryetari i komunës Hasan Aliu , ka theksuar se Vitia si vend I bujqësisë, ka gjithë potencialin për një bujqësi të zhvilluar e cila jo që vetëm do të gjeneroj krijimin e vendeve të punës por edhe gjenerim të të hyrave.
“Ky hap që po e bëjmë sot, është I rëndësisë së veçantë për komunën tonë, sepse jemi dëshmitar të kohës se Vitia në përputhje me potencialin e vet bujqësor e blegtoral, kishte përfitues të paktë të grandeve qeveritare, andaj kjo qendër informative komunale do të jetë një burim i mirë i dhënies së informacioneve , ndihmës për fermer në plotësimin e aplikacioneve dhe shumë shërbimeve të tjera”, tha Aliu.
Ndërsa drejtori I Departamentit për Shërbime këshillimore teknike pranë Ministrisë së Bujqësisë Hysni Thaçi, u shpreh se hapja e qendrave informative është e rëndësisë se veçantë për faktin se të gjithë ne jemi të interesuar të jemi në shërbim të fermerëve dhe sa më shumë që edukojmë dhe arsimojmë këta fermerë, as me të mëdha do të jenë rezultatet.
Ndërsa për rëndësinë e kësaj zyre folën edhe Ross Bull udhëheqës I projektit të BE-së dhe Fadile Demelezi si këshilltare e komunës për bujqësi. Ky projekt financohet nga BE-ja dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. /2L ONLINE/