Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të cilën e kanë klasifikuar si “vdekje e dyshuar’.
Sipas policisë, në fshatin Stralicë të Komunës së Kamenicës, në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/.