/2L ONLINE/ – Ka filluar sot asfaltimi i rrugës “Bajram Ahmeti” në fshatin Smirë i Komunës së Vitisë, e cila kap një gjatësi prej 350 metrash. Fillimin e punimeve rreth asfaltimit të kësaj rruge, e ka parë nga afër edhe kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, i cili ka uruar banorët e këtyre lagjeve për rrugën e re. Njiherit ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vazhdohet me asfaltim të rrugëve nëpër fshatra si në Budrikë, Skifteraj etj.
Përndryshe ditë më parë Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë e Komunës së vitisë kishte bërë sot rivtializimin e një rruge fushore në fshatin Goshicë në gjatësi prej 300 metrave. Rregullimii kësaj rruge është mirëpritur nga banorët lokal. /2L ONLINE/