Në prag të fillimit të fazës përgatitore për edicionin e ri futbollistik është paraqitur para mediave drejtori sportive Ertan Demiri, duke potencuar rëndësinë e projektit të nisur, Demiri ka theksuar gjithashtu se puna dhe disiplina do jenë principe të ekipit që po merr formë nga dita në ditë.
Ai ka bërë me dije se objektivat janë të qarta me drejtuesit që nuk kanë vënë limite, mirëpo faktori kohë është shumë i rëndësishëm të ndjeket, pasi që vet futbolli është një proces.
“Kur kemi vendosur të nisim këtë projekt, normalisht që kemi nisur edhe me emrat, se cilët do jenë futbollistët e këtij grupi. Kemi nisur me lojtarët që kanë kontribuar në këtë klub dhe kemi arritur marrëveshjet e bashkëpunimit me kontrata më afatgjate dhe kushte më të mira financiare, e kuptueshme. Jemi gjithashtu në negociata me futbollist të tjerë, jashta atyre që tashmë janë prezantuar. Edhe dy, ose tre futbollist të rinj pritet t’i bashkohen grupit, mirëpo për shkak të korrektësisë nuk duam të zbulojmë emra”, ka thënë Demiri.
Ai stoi se vetë ardhja e Kaçes tregon që kemi nisur një projekt me ambicie, por do ja lemë kohës, sepse ne premtojmë vetëm punë dhe sinqeritet.
“Objektivat dhe ambicet do i shfaqim me kalimin e kohës, me Gjilanin që do jetë një ekip me formë krejtësisht tjetër nga ky edicion”, ka thënë Demiri.
Ai gjithashtu ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve në mënyrë që rruga drejt sukseseve të bëhet edhe më e lehtë. /2LONLINE/