DYLON

Iniciohet hetim për rastin ndërhyrje në sistem kompjuterik

Iniciohet hetim për rastin ndërhyrje në sistem kompjuterik
Avatar photo Redaksia

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ndërhyrje në sistem kompjuterik”.

Hetimi u iniciua pas denoncimit nga ankuesi se i njëjti në telefonin e tij kishte pranuar një link (lidhje-vegëz) me logo të një poste dhe pas klikimit në të është ridrejtuar në linkun tjetër ku i janë kërkuar të dhënat bankare personale.

EkoHigjiena

Pas futjes së të dhënave ankuesi ka raportuar se është dëmtuar në vlerë të konsiderueshme monetare.

Andaj duke parë si të rrezikshme mundësime e manipulimit dhe keqpërdorimit të të dhënave të ndjeshme nga ana e linqeve të pasigurta sugjerojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar kur japin të dhëna të tilla në platforma të pasigurta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.