Skuadra e futbollit Drita ka përforcuar repartin sulmues me prurjen më të re, sulmuesin Erson Stiven Dias Costa.
“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë sulmuesin tonë të ri Dias Costa nga Cabo Verde e Afrikës”, thuhet në njoftimin zzyrtar të klubit bardh e kaltër.
Më tej thuhet se Costa do të jetë pika referente e sulmit i cili vjen nga një përvojë e gjatë në ligë e parë të Portugalisë dhe superligën e Bullgarisë ndërsa tani e tutje aventurën do ta vazhdojë te FC Drita.
Marrëveshja është arritur për periudhën njëvjeçare dhe përvoja e Dias do të jetë shumë e nevojshme për sulmin e ekipit gjilanas. /2LONLINE/