Pas kërkesës së deputetit të PD-së, Gëzim Kelmendit për bojkotim të pijeve ekzotike, Coca-Cola, Fanta etj, ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Erent Luma. Ai në një postim në Facebook ka thënë se kjo kërkesë është marrëzi.
Luma e ka quajtur edhe salep deputet Kelmendin, duke i thënë se reagimi i tij është në sitilin e alla-ISIS-t.
Postimi i plotë i Lumës:
Shikoni deri ku ka arritë marrëzia e një salep-deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai, në frymën alla-ISIS, fton qytetarët e vendit tonë t’i bojkotojnë pijet Coca Cola, Fanta, Sprite dhe Schwepess.
Ndërkohë, që shteti ynë synon integrimet pikërisht në bashkimin e madh ekonomik, kulturor e zhvillimor perëndimor, ky salep-deputet fton për bojkot të këtyre produkteve, dërgon mesazh irritimi, refuzimi e mospajtimi me tregjet dhe investitorët perëndimorë, me të cilët ne synojmë integrimin.
(Për çudi, këtë porosi, monstrumi i institucioneve tona e paska përcjellë pikërisht përmes rrjetit social Facebook, që ka lindur po në Perëndim).