Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka bërë me dije për përforcimin e radhës. Drejtuesit e klubit bënë të ditur se Erind Qalaj do të vishet bardh e kaltër dhe poashtu këto ngjyra do të vazhdojë ti mbrojë edhe Dilon Latifaj.
”Sot kemi arritur marrëveshje me lojtarin që luan në poziten e pranuesit, Erind Qalaj i cili vjen si huazim për sezonen e re nga skuadra, KV Luboteni”, thuhet në njoftimin e klubit.
Erindi si 17 vjeçar është i gjatë 2.03cm dhe është një nga lojtarët më premtues në volejbollin kosovarë e ku dëshira e tij ishte të bashkohej me projektin e klubit ku me cilësitë e tij do të jetë një forcë shtesë për skuadrën e Dritës.
Gjithashtu Erindi është pjesë e Kombëtares së Kosovës për gjeneratat e reja dhe kampion aktual në garat e beach volley në kategorinë U-18 dhe U-20.
Përfaqësuesit e klubit të volejbollit Drita po ashtu kanë bërë me dije se edhe Dilon Latifaj vazhdon të jetë bardh e kaltër
”Lojtari i akademisë së klubit Drita tani i njohur në elitën e volejbollit kosovar vazhdon edhe më tutje ti qëndrojë besnik fanellës bardh e kaltër edhe për sezonin e re 2024/25”, thuhet në njoftim.
Diloni luan në pozitën e korrektorit dhe padyshim se është e ardhmja e Dritës, gjithashtu ka besimin e plotë të trajnerit dhe kryesisë së klubit.
Diloni është pjesë edhe e kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja e kampion aktual në beach-volley në kategorinë U-20. /2LONLINE/