Ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë, kanë arritur në Kosovë kryeministri turk, Taip Erdoga, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama. Ata janë pritur me nderimet më të larta shtetërore. Në aeroportin “Adem Jashari” ata i priti kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Ndërkohë ka filluar ceremonia e inaugurimit të terminalit të ri të aeroportit, i cili, sipas investitorëve ka kushtuar rreth 130 milionë euro dhe është më moderni në rajon.
Aeroporti ndërkombëtar i është dhënë në koncesion konsorcumit turko-francez “Limak Aeroport de Lyon”, në vitin 2010, për një periudhë 20 vjeçare.
Mysafirët Erdogan e Rama, bashkë me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, sot do të jenë edhe në Prizren./koha.net/