Shkruan: Festim Shkodra
Anëtarja e ekipit të matematikanëve të rinj të Gjilanit, Era Januzi, nxënëse e klasës së XII në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka arrit të kualifikohet si anëtare e ekipit (6-anëtarësh) shtetëror të Kosovës, që do të marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës IMO 2024, që do të mbahet në korrik 2024, në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo nxënëse, vitin e kaluar fitoi mirënjohje nderi, si anëtare e ekipit 4-anëtarësh të Kosovës, në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2023, që u mbajt në prill 2023, në Slloveni.
Rikujtojmë se EGMO 2025, do të mbahet në Kosovë, më 2025, që është shpallur Vit i Matematikës në Kosovë, nga Qeveria e Kosovës!
Urime Era!
Suksese!