Për shkak të erërave të forta, në orët e pasdites, ekipet e KEDS në terren kanë raportuar për prishje të një numri të madh të daljeve të rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike në të gjitha distriktet e KEDS.
Ata njoftojnë se janë në teren dhe me kapacitet të plotë janë duke bërë të pamundurën që këto prishje të sanohen në afatin më të shkurtë kohor. Thonë se disa nga prishjet janë sanuar, ndërsa në disa ekipet vazhdojnë të intervenojnë dhe përfundimi i procesit të rregullimit kërkon më shumë kohë.
“Erërat e forta kanë shkaktuar shumë dëme në rrjet dhe kompanisë sonë sidoqoftë, jemi të motivuar dhe të angazhuar me kapacitet shtesë për sanimin e situatës aktuale në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor. KEDS e ka trashëguar Rrjetin Distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë që në disa raste nuk mund të përballojë erërat e forta, aq më shumë erërat me të cilat ne këto momente po përballem”, thuhet në njoftimin e KEDS.