Gazeta “Epoka e re” e ka shkruar historinë në Media Ligë pasi është bërë ekipi i parë që e fiton dy herë trofeun e më të mirit. “Epoka…” që nga fillimi e deri në fund të këtij edicioni të kësaj lige ishte ekip dominues dhe me plot meritë është shpallur kampione.
Nga 30 ndeshjet e zhvilluara ky ekip arriti t’i regjistrojë 23 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje. “Infokusi” dhe “Media Works”-i janë ekipet që kanë përfunduar kampionatin në pozitat dy dhe tre.
Lojtari më i mirë i turneut është shpallur Erzen Zyberaj i “Epokës së re”, kurse epiteti i portierit më të mirë i ka takuar Arsim Popajt të “Lajmi.net”….
Për më tepër: Epoka e re