Në kuadër të aktivitetit të përvitshëm të shpalljes së më të dalluarve të vitit përfshihet edhe vullnetarizmi.
Në këtë aktivitet, i cili është mbajtur në kuadër të Ditëve të Festës së Gjilanit, “Ditës së Çlirimit”, është bërë edhe shpërndarja e mirënjohjeve për të dalluarit, e në këtë rast, vullnetar i vitit në Komunën e Gjilanit është shpallur, Ensar Shaqiri.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ndarë këtë mirënjohje për Ensar Shaqirin, nga Këshilli i Nxënësve të Gjilanit, me motivacionin “Për përfaqësim dinjitoz të nxënësve të komunës në jetën publike”.
Vullnetari i vitit, Ensar Shaqiri ka vlerësuar se ky çmim për të ka vlerë shumë të madhe, dhe se nuk do të ndalet me kaq, por për të do të jetë një motiv shtesë për të vazhduar drejt qëllimeve të përbashkëta.
“Fillimisht dua të falënderoj Zotin qe më ka mundesua të jap kontributin në komunitetin tim. Pastaj dua të falënderoj familjen dhe shoqërinë për motivin, përkrahjen dhe ndihmën që më kanë dhënë. Gjithashtu dua t’i falënderoj edhe Organizatat Jo-Qeveritare me të cilat kam bashkëpunuar dhe për besimin që më është dhënë”, ka thënë vullnetari i vitit, Ensar Shaqiri, transmeton 2LONLINE.