Nga: Rexhë Hasani
Në Kuadër të Manifestimit mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit- 2025”, në Gjilan
ENIGMATÊT SHQIPTARÊ SFIDOJNÊ VETEN ONLINE, NÊ GARAT E ENIGMATÊVE NÊ PÊRPILIMIN E FJALÊKRYQIT DHE ANAGRAMIT NÊ GJILAN
Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe Redaksia e Revistës për Enigmatikë, “Horizonti”, në kuadër të manifestimit mbarëkombëtarër të kultures, “Flaka e Janarit – 2025”, organizon Online, garat mbarëkombëtare në përpilimin e fjalëkryqit dhe të anagramit në Gjilan. Ky eveniment po realizohet dhe është bërë tashmë tradicional në kuadër të “Flakës…”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti mendor dhe shumë të popullarizuar tek shqiptarët.
Entuziazmi i të rinjve për këtë formë të garës online të enigmatëve, është shumë i madh, prandaj, ftohen adhuruesit dhe enigmatët nga mbarë trojet shqiptare, të marrin pjesë në këtë aktivitet-garues që organizon Sh.E. “Ndre |Mjeda”, në Gjilan,
Garat për të përpiluar Fjalëkryqin, dimenionet janë paraparë të jenë:
10/12, katrorë dhe një fjalë obligative në brendinë e fjalëkryqit, si: Ndre Mjeda. Ndërkaq, anagramin duhet përpiluar nga fjalët: ENIGMATIKA PËR FLAKËN E JANARIT.
Garuesit-përpiluesit e gjëzave të lartëpërmendura, duhet ti përmbahen rregullave gjuhësore dhe gramatikore.
Garuesit punimet e tyre duhet ti sjellin deri me date 15 janar 2025.
Punimet dërgohen nëpërmjet imel adresës:[email protected]
Ndërkaq, me date (e shtune) 25 janar 2025, do të organizohet Tryeza e rrumbullakët, ku do të debatohet për të arriturat në fushën e enigmatikës dhe jo vetëm. Po, në kuadër të tryezës, do të shpallen fituesit e garës në përpilimin e fjalëkryqit dhe atij të anagramit, ku zyrtarisht me emër dhe mbiemër do të dihen në përmbylljen e manifestimit të “Flakës së Janarit”, në mbrëmjen galla të saj, ku edhe do të ipet edhe kupa fituesit për këtë garë. Aktiviteti do të mbahet në Objektin e Bibliotekës së Qytetit në Gjilan, duke fillluar prej ores 12:00.
Synim i Shoqatës është që me aplikimin e projekteve përkatëse dhe mbështetjen e MKRS-ës dhe DKRS-së komunale, të bëjë të mundur aktivitetin profesional të Shoqatës së Enigmatëve, “N.Mjeda”, me tendencë për tu zgjeruar Aktivitetet-Takimet e enigmatëve në të gjitha qytetet e Republikë së Kosovës. /2LONLINE/