Kemi arritur marrëveshje me dy lojtarë të dëshmuar në futbollin e Kosovës, njofton KF Drita, pasi nga sot, kësaj skuadre i bashkohen dy emra të respektuar, Endrit Krasniqi e Liridon Leci.
Krasniqi është mesfushorë sulmues ndërsa Leci mbrojtës krahu.
Në njoftim thuhet se Kryesia e Klubit po punojnë natë dhe ditë që të arrihen objektivat që i kanë parashtruar në projektin e tyre afatgjatë.
Të gjitha transferet e realizuara për qëllim kryesor kanë konkurrencën brenda ekipit, pastaj ballafaqimin me skuadrat e tjera.
FC Drita do të vendos standarde të reja në futbollin e Kosovës. Profesionalizmi të mbetet preokupimi ynë kryesor dhe rruga e vetme drejt suksesit, thuhet në njoftim