Kuvendi Komunal i Gjilanit po e mban sot seancën e radhës ku në fillim të saj, betimin e ka dhënë anëtari i ri i Kuvendit, Emrah Ismail, nga komuniteti turk, pjesë e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), transmeton Portali 2LONLINE.com.
Për Ismail nuk është kjo hera e parë që është pjesë e institucionit më të lartë në komunën e Gjilanit dhe po bëhet pjesë sërish, pasi zëvendëson Kadir Hüseyin anëtarin e Kuvendit që ka liruar këtë pozitë për të synuar pozitën e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete, pikë kjo që edhe është në rend dite në seancën e sotme, transmeton 2LONLINE.com.
Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka 35 anëtarë, ku përfaqësohen tetë subjekte politike: LDK, Vetëvendosje PDK, AAK, AKR, Vatra, KDTP dhe Lista Serbe. /2LONLINE/