DYLON

KBI në Gjilan për Natën e Kadrit ndau 160 pako ushqimore

KBI në Gjilan për Natën e Kadrit ndau 160 pako ushqimore
Avatar photo Redaksia

Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “për nder të natës së Kadrit ka vazhduar t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunë të Gjilanit. U ndihmuan 160 familje prej tyre 60 pako për shoqatat e ndryshme që veprojnë në komunë  si shoqata e të verbërve, shoqata e shurdhmemecëve, Handikos, derisa janë ndihmuar edhe 100 familje të tjera të cilat kanë kërkuar ndihmë në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.

“Bereqeti” falënderon të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e këtyre pakove ushqimore, si Kompaninë e mirënjohur “ Fluidi & RC Cola, marketin INTEREX, shoqatën “Urtësia” në Zvicër, marketin “DINI” dhe të gjithë personat të cilën kanë kryer pagesën e një pakoje ushqimore në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret, thotë Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqata.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.