Sot në Prishtinë, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës, u mbajt tryeza me temën “Familja dhe emigrimi”. Kjo tryezëu organizua nga Shoqata Kosovare e Terapisë Familjare.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte bashkimi i aktorëve kyç të involvuar në çështje sociale dhe ligjore, të cilët veprojnë në Kosovë, në mënyrë që të ketë një pasqyrë të qartë rreth emigrimit, ndikimit të tij në dinamikat familjare dhe pasojat e mundshme në strukturën e familjes.
Në hapjen e diskutimeve për këtë temë,dr.MimozaShahini, kryetare e Shoqatës Kosovare të Terapisë Familjare,foli për emigracionin që nuk duhet të shihet vetëm nga këndvështrimi i të ardhurave ekonomike, por që atij t’i jepet një dimension i ri në raport me familjen.
Në këtë kontekst, znj.Shahini, ndër të tjera, përmendi ndikimin e emigracionit te familjet e mbetura në Kosovë, proceset që e shoqërojnë atë në aspektin psikologjik, duke pasur parasysh se familjet shqiptare kur largohen nga Kosova, mbajnë lidhje të vazhdueshme me familjet në Kosovë, ndikimin e këtij raporti në mirëqenien e tyre psikologjike dhe jo vetëm ekonomike-sociale.
Osman Shahini, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës, duke u ndërlidhur me këtë temë, tha se trajtimi i diasporës nuk duhet të bëhet vetëm në aspektin ekonomik, por duhet të bëhet një studim cilësor, në mënyrë që të krijohen politika të mira dhe një qasje më e mirë ndaj njerëzve në diasporë. Ai dha një pasqyrë të shteteve që ndihmojnë mësimin e gjuhës shqipe, lidhjen dhe komunikimin me atdheun.
Pjesëmarrësit e kësaj tryeze, ndër ta psikologë, psikiatër, përfaqësues të organizatave të ndryshme, diskutuan për procesine migrimit, për ndikimine gjuhës së renë përshtatjen e personave që emigrojnë, mësimin e gjuhës shqipe dhe ndikimine ruajtjes së dy gjuhëve.
Po ashtu, u diskutua për largimin e studentëve të suksesshëm në vende të tjera, për arsye të krijimit të një karriere të suksesshme atje, për të drejtën eshëndetësisë në diasporë, për çështjen ligjore të gruas, si dhe për rikthimin e emigrantëve e problemet që hasin me këtë rast.
U diskutua edhe për mungesën e informacionit për emigrimin ilegal, çështjen e dyshtetësisë, çështjen e të rikthyerve, atëtë divorceve fiktive,etj.
Pjesëmarrësit në këtë tryezë ishin të mendimit se që të parandalohet emigrimi, duhet të mbahentrajnime profesionale, të ofrohet mbështetje me mikrogrante, të zhvillohen aktivitete psikosociale, si dhe të ketë më shumë bashkëpunim të institucioneve për të rikthyerit.
Kjo tryezë dhe të tjera si kjo do t’i paraprijnë një konference me të njëjtën temë, e cila do të mbahet në maj.