DYLON

Gjilani organizon manifestimin ndërkombëtar në atletikë vrapimin “Gjilani 2017”

vrapimin
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, do të organizoj në kuadër të shënimit të pranverës studentore të vitit 1981, vrapimin e qytetit “Gjilani 2017”.

Kjo ngjarje mbahet tradicionalisht në Gjilan, në kuadër të kujtimit të lëvizjeve të mëdha dhe protestave të organizuara nga studentët e Universitetit të Prishtinës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ngjarje e cila ka bërë kthesë të madhe historike për shtetin.

Vrapimi i qytetit “Gjilani 2017”, është një manifestim ndërkombëtar në atletikë dhe tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen atlet dhe grupe të shumta, nga qytete të ndryshme të Kosovës edhe nga shtetet e rajonit e më gjerë.

EkoHigjiena

Kjo ngjarje ka edhe mbështetjen edhe nga ekipet emergjente të Policisë së Kosovës dhe të shëndetësisë të cilat do të asistojnë në ruajtjen e rendit dhe të shëndetit të garuesve gjatë gjithë stazës së vrapimit.

Ndryshe, ky manifestim fillimin e garës e ka në qendër të qytetit të Gjilanit dhe mbahet me datën 12 mars nga ora 11:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.