Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministri i saj, Enver Hoxhaj më shumë po merret në luftën kundër terrorizmit dhe të darkave lamtumirës me shefin e EULEX në Kosovë, Bernd Borchardt sesa me problemet e ambasadave tona, shkruan infosot.
Burime të këtij portali mësojnë se shumë ambasadave tona është gati t’i “vnohet” dryni, si pasoj e gjendjes kaose të tyre, për të cilat Ministria e jashtme kurrë nuk ka folur, e as nuk ka dhënë raport.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve të Infosot, shumë ambasada janë të prekura nga kolapsi financiar.
Ambasadat të cilat gjenden në situatë kaotike financiare gjithnjë duke u thirrur ne burimet tona janë: Ambasadat e Kosovës në Bern të Gjermanisë, ajo e Ankara të Turqisë, ambasada me seli ne Lubjanë dhe ajo në Zagreb të Kroacisë. Krejt kjo gjendje vjen si pasoj e emërimeve politike që Ministri Hoxhaj i ka bërë në ambasadat tona.
Infosot me burime te saja mëson gjithashtu se në ambasadën e Kosovës në Lubjanë Ministiri Hoxhaj ka dërguar ish sekretaren e kësaj ministrie, Mirjeta Behluli, dhe Bubulina Krasniqin motrën e Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi. Emërimet politike në ambasada nuk përfundojnë këtu sepse infosot kupton që edhe në Romë kem pasur situatë të njëjtë, ku ish futbollisti i Prishtinës Uliks Emra ka gjetur punë në këtë ambasadë.
Ministri Hoxhaj ka pasur një takim me Ministrin Beqaj ku i ka kërkuar këtij të fundit rritjen e buxhetit në Ministrinë e Jashtme, por ai ka hasur në mos përfillje të kësaj kërkese.
Me gjithë këto keqpërdorime kuptohet se gjendja e ambasadave tona është e mjerueshme si në aspektin financiar dhe atë politikë duke u bazuar në këto emërime politike që i ka bërë Ministria e Jashtme të cilat ka arritur të sigurojë Infosot.
http://www.infosot.com/emrimet-politike-e-sjellin-mpj-ne-kolaps-financiar/