Hoxha dhe humanisti shqiptar, Elvis Naçi vizitoi Komunën e Gjilanit, konkretisht familjen Abazi nga Livoqi i Epërm, e cila humbi dy djemë në tërmetin e fundit në Shqipëri.
Ai ngushëlloi familjen Abazi, ndërsa përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Naci ka thënë se së shpejti do të fillon ndërtimi i shtëpisë për familjen Abazi dhe një pension prej 1000 euro për 6 Jetimët.
“Ne Familjen Abazi ne Gjilan ku vdiqen nga termeti dy vellezerit qe ndodheshin ne Durres, Qofshin te Xhenetit dhe shume shpejte fillon Shtepia e re per tu ndertuar dhe nje pension 1000 euro per 6 Jetimet. Amin”, ka shkruar ai në Facebook.