Ata që duan në mënyre natyrale të lirohen nga zbokthi le të provojnë ta largojnë me ndihmën e qepës.
Kjo është një mënyrë shumë efikase, por jo edhe për nga aroma, por që ndihmon shumë në largimin e zbokthit. Duke e marrë parasysh faktin se qepa është e pasur me sumpur, i cili është shumë efikas në luftën kundër kërpudhave që e nxisin krijimin e zbokthit, rrënjët e flokëve mund t’i fërkoni me gjysmë koke qepe dhe pas 10 minutave i lani flokët me shamponin tuaj të preferuar.
Ndoshta mund të ju pengojë era jo e këndshme që ka qepa, por ndoshta më shumë do të ju pengonte nëse në flokët tuaj do të kishit vazhdimisht zbokth i cili nuk duket aspak bukur.