(2LONLINE) – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pas kërkesës që i kishte adresuar Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencës dhe Kompanisë KRU-Hidromorave lidhur me rrjedhën e ujit për brenda Shtëpisë së Kulturës “ Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti kanë arritur ta eliminojnë këtë problem e cila kishte paraqitur problem serioze për brenda kësaj shtëpie.
“Rrjedha e ujit paraqiste rrezik Brenda Shtëpisë së Kulturës, duke kaluar në katin përdhes ku edhe janë stabilimentet elektrike, duke dëmtuar muret dhe kështu duke krijuar pasiguri për jetën e njerëzve” u shpreh përgjegjësi i kësaj shtëpie Hetem Kurteshi.
Me ndihmën e kompanisë “KRU-Hidromorava” është ndërprerë rrjedhja e ujit nga një gyp i ujësjellësit i cili kalonte rreth rrugës njëkaheshe, pranë Shtëpisë së Kulturës dhe atë nga krahu I djathtë duke hyrë në brendësi të kësaj shtëpie.
Kjo rrjedhë konsiderohej si problematike nga zyrtarët e Shtëpisë së Kulturës pasi që rezultonte me dëmtime dhe rreziqe serioze brenda saj. /2lonline/