Ekipi i Elektrodistribucionit “Juglindje” ka filluar t’i shkyç rrymën borxhlinjve të cilët para 15 ditëve kanë marrë vërejtjen e fundit për pagesën e borxhit të mbetur. Kjo ndërmarrje ka dërguar në fillim të gushtit rreth 20.000 paralajmërime para shkyçjes, kurse vlerësohet se që janë përgjigjur gjysma e këtyre harxhuesve.
Rreth 10.000 harxhues nga rrethi i “Juglindjes” që përfshinë edhe komunën Bujanoc e Preshevë, tani janë në rrezik të madh që të mbesin në terr, kurse urdhëresat janë shtypur për harxhuesit e energjisë elektrike që kanë borxhlinjtë më shumë se 10.000 dinarë.
Kyçja e re në rrjetin elektrik kushton 1.700 ose 2.500 dinarë në varsi nga ajo se harxhusit a ju ka shkyç rryma nga shtylla elektrike apo nga vet ora e rrymës në shtëpi. Kushti për rikyçje të rrjetin e energjisë elektrike është pagesa e borxhit në tërësi.
Në shenj falënderimi për pagesë të rregullt të rrymës, “Juglindje” të enjten (21 gusht) i ka dhuruar 100 komplete biletash për edicionin Takimi i filmeve në Nish, për pronarët e objekteve që nuk kanë borxhe ndaj kësaj ndërmarrje.
Ishin 30.522 të përzgjedhur si paguesit e rregullt të energjisë emrat e të cilëve u tërhoqën nga gazetarët e mediave që veprojnë në rrethin e Nishit, raporton portali “Juznevesti”.
Tërheqja e u bënë hapësirat publike të “Juglindjes” me çrast prezantoi edhe drejtori Darko Bullatoviq.
Paguesit e rregullt konsiderohen të gjithë ata që i lajnë borxhet në afat të arritshëm, nuk kanë borxhe e as marrëveshje për pagesën e rrymës me këste.
Në “Jugoistok” theksohet se punëtorët e saj nuk mundë të jenë fitues të këtyre kompleteve me bileta, transmeton Portali Titulli.com