Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan ka ekzekutuar pagesën prej 13,020.00 euro për 51 familje në gjendje të rëndë socio-ekonomike, me qëllim të subvencionimit të qirasë për muajin janar, shkurt dhe mars 2024.
Drejtoresha e DSHMS-së, Doruntina Hasani, ka thënë se për herë të parë, këtij procesi i ka paraprirë thirrja publike për aplikim, me transparencë, barazi e llogaridhënie.
“Përfituan nënat vetëushqyese, personat me aftësi të kufizuara, persona të moshuar pa përkujdesje familjare, veteranë të luftës, invalidë të luftës, viktima të dhunës seksuale gjatë në Kosovë dhe kategori të tjera në nevojë”, ka thënë Hasani.
“Të tjerët flasin, ne punojmë!”, ka shtuar ajo. /2LONLINE/