Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit ka bërë me dije se sot ka ekzekutuar të gjitha pagesat për bursat e studentëve përfitues nga komuna e Gjilanit dhe gjatë ditës së nesërme do tu dalin në llogaritë e tyre bankare.
“I falenderojmë të gjithë studentët për mirëkuptimin lidhur me vonesën e gjatë, deri tani kur na u krijua mundësia e procesimit të pagesave, pas zhbllokimit të llogarisë bankare të komunës. Suksese të gjithë studentëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa. /2LONLINE/