DYLON

PSD: Në Gjilan do të protestohet kundër vizitës së Trendafilovës

PSD: Në Gjilan do të protestohet kundër vizitës së Trendafilovës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, së bashku me Qëndron Kastratin kanë takuar udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan.

Postimi  i plotë i Molliqajt:

EkoHigjiena

Protestojmë së bashku!

Sot, së bashku me Qëndronin, takuam udhëheqësit e Shoqatës së Veteranëve të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, të cilët ofruan mbështetje për protestën e së mërkurës në Gjilan.

Gjykata Speciale është e padrejtë qysh në fillim. Ajo e ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe të drejtat e njeriut. Vizitat për matje të opinionit publik e rregullim të imazhit të saj me takime të mbyllura janë të padëshirueshme.

Prandaj, të mërkurën, nga ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan ku do të zhvillohet takimi i znj.Trendafilova, protestojmë kundër kësaj vizite! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.