(2L ONLINE) – Në kuadër të projektit të OSBE-së për përkrahjen e Komunave për hartimin e buxhetit sot është mbajtur një takim në mes të Ekzekutivit dhe Legjislativit të Vitisë konkretisht të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorët e drejtorive si dhe Kryesuesit e Kuvendit Komunal, Naim Pira me disa nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Vitisë me theks të veçantë është diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2015-2017 si dhe është folur për prioritetet komunale në të ardhmen.