Në muajin ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit, në Galerinë e Arteve në Gjilan hapet Ekspozita Grupore “Thirrëm edhe mua” – Kuratore Jalldëze Mustafa.
“Në muajin rozë – muajin ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit, mesazhi sensibilizues këtë vit është “Thirrëm edhe mua”. Në Galerinë e qytetit ky mesazh u shpreh përmes vijave, ngjyrave dhe manifestimeve estetike nga pikturat e artistëve anembanë vendit”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Thirre edhe tjetrin për kontrolla të kancerit të gjirit. Merr shërbime falas çdo ditë pune në QKMF-në e qytetit. Parandalimi është mbijetesë.
Përndryshe, kryetari Hyseni ka bërë me dije se 316 pacientë kanë marrë shërbime mamografike falas në QKMF-në e Gjilanit.
“Që nga 5 korriku 2023, kur filluan shërbimet mamografike falas në QKMF, janë kontrolluar 316 pacientë, prej tyre 10 të diagnostifikuar. Fokusi jonë është në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët të caktojnë termin dhe të marrin shërbimin mamografik falas në QKMF, çdo ditë nga ora 08:00-13:00”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai shtoi se zbulimi i hershëm shpëton jetë.
“Jemi bashkë në luftën kundër kancerit të gjirit”, ka thënë i pari i Gjilanit. /2LONLINE/