DYLON

Ardit Tahiri: Shpresojmë ta vazhdojmë serinë e fitoreve duke fituar edhe nesër

Ardit Tahiri: Shpresojmë ta vazhdojmë serinë e fitoreve duke fituar edhe nesër
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të xhiros së 9-të në Superligën e Kosovës në futboll, FC Drita do të takohet me FC Malishevën, ndeshje që luhet në Stadiumin e Qytetit në Suharekë. Në konferencën për media, futbollisti Ardit Tahiri foli për pritshmëritë nga kjo ndeshje.

Tahiri tha se shpreson ta vazhdojnë serinë e fitoreve dhe fitore do të synojnë edhe nesër.

EkoHigjiena

“Pas një jave të ngarkuar shpresoj që të vazhdojmë me rezultate pozitive, sepse kemi qenë në një krizë rezultatesh por ia dolëm ta kalojmë. Për nesër synojmë fitoren dhe tri pikë”, ka thënë Tahiri.

Ndeshja FC Malisheva – FC Drita zhvillohet nesër, e shtunë ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.