Irfan Ukshini, ushtrues detyre për marrëdhënie me media pranë Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, ka bërë të ditur se me këtë aktivitet ku pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e OSBE-së, Komunës së Gjilanit, Hidromoravës, KFOR-it, Policisë së Kosovës si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile edhe do të përmbyllet fushata dyjavore e OSBE-së për ruajtje të ujit.
“Kjo ekspozitë përfshinë aktivitet e fushatës mbi ngritjen e vetëdijes dhe ruajtjen e ujit, e cila është bashkë-organizuar mes OSBE-së, kryetarëve të komunave të Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës, “Hidromoravës” dhe KFOR-it, me mbështetjen e donatorëve lokal”, ka bërë me dije Ukshini.
Ai tha se fushata dyjavore, që kishte filluar me një tryezë të rrumbullakët, një debat televiziv dhe tavolina informuese në komunat në Gjilan, Viti dhe Kamenicë kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për mungesën e ujit, për vështirësitë e kushteve të furnizimit me ujë si dhe për keqpërdorimet në rritje të ujit gjatë muajve të verës. /2lonline/