Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, ka paraqitur në Bujanoc ekspozitën e fotografive të shkrepura në vendet e ndryshme të botës.
E vendosur në qendër të qytetit, ekspozita zgjoi kureshtjen e publikut të kësaj komune.
Shumica e fotografive ishin të shkrepura në Kontinentin e Afrikës dhe paraqitnin motive të ndryshme.
Ekspozita në Bujanoc përkonte me Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë e cila shënohet më 15 qershor, dhe u zhvillua nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës.
Video e shpëndarë nga drejtori, Jetmir Ismaili.