Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qëndruar një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim i Kosovës. Ata fillimisht kanë zhvilluar takim me menxhmentin e Universitetit.
Me këtë rast Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, tha se kemi zhvilluar një takim të frytshëm me ekspertët ndërkombëtar, sepse ka kohë që kemi filluar përgatitjet për këtë proces , andaj presim që gjithçka të shkoj mirë, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.
Grupi i ekspertëve për akreditim, që përbëhej nga prof.dr. Volker Gehmlich nga Universiteti i Osnabrukut, prof. dr. Volker Frederking nga Universiteti i Nürnbergut, prof. Stephen Adam nga Universiteti “westminster”, prof. dr. Tauno Otto nga Universiteti i Talinit dhe prof. dr. Regita Bendikiene nga Universiteti i Kaunasit, pas takimit me menaxhmentin kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet puna me studentët, laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.
Më pas ekspertët e akreditimit kanë mbajtur takime veç e veç me bartësit e programeve për akreditim, e riakreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të stafit akademik gjithashtu edhe studentët.
Ky proces ka të bëj me akreditimin e Universitetit si institucion dhe programeve që ofrohen në kuadër të tij.
Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për riakreditim të dy programeve të nivelit Bachelor: Marketing dhe Banka Financa Kontabilitet, kurse për akreditimit janë tri programe të reja Master: Edukimi Special, Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike dhe programin E-Qeverisja, po ashtu Universiteti ka aplikuar edhe për riakreditm Institucional.