DYLON

LDK e Gjilanit: Jemi bindshëm partia e parë

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, nga dita e enjte ka nisur takimet intensive të strukturave të saj, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve dhe Forumin e Gruas e atë të Rinisë.

Kryetari i degës së LDK-së, njëherit edhe i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka udhëhequr këto takime, ka falënderuar strukturat e LDK-së për entuziazmin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm, duke thënë se ky mobilizim tregon qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë bindshëm partia e parë në Gjilan dhe në mbarë Kosovën, në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit.

Kryetari Haziri tha se LDK është unike me përbërje të gjithëpërfshirëse, e hapur për kuadrot e reja dhe me përfaqësim dinjitoz.

EkoHigjiena

Sipas tij, strukturat e Lidhjes Demokratike e Kosovës kanë shfaqur zotimin se për angazhim 24 orë deri në fitoren e madhe, për të vazhduar implementimin e projekteteve të mëdha të nisura nën qeverisjen e LDK-së, duke ia bërë qytetarëve jeten e dinjitetshme, në të gjitha aspektet.

Gjithashtu, në takimin e sotëm, LDK e Gjilanit ka përshëndetur vendimin e shpalljen e tenderit për ndërtimin e Autostradës, e cila ka rëndësi jetike në zhvillimin ekonomik të Gjilanit dhe regjionit lindje.

Në fund të takimit u tha se LDK është e vetmja parti e shpresës dhe e besës për qytetarët e Republikës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.