Ekipi mjekësor ushtarak italian që vepron në Kosovë dhe mbështetë reagimin vendor ndaj Covid-19 bisedoi me asambleistët e rinj të Prizrenit për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit rreth pandemisë.
Sipas të dhënave të botuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të rinjtë përfaqësojnë popullatën më të prekur nga Sars-Cov-2 në Kosovë, edhe pse vetëm disa prej tyre kanë simptoma dhe format më të rëndë të Covid-19. Sidoqoftë, asimptomatikët janë problemi i vërtetë për përhapjen e virusit.
Përveç kësaj, sipas një studimi të fundit, 1/3 e popullatës në Kosovë nuk besonte se virusi ishte i vërtetë, ndërsa 61% thonë se COVID-19 ishte “më pak i rrezikshëm” se sa përshkruhet nga autoritetet dhe mediet.
Për këtë arsye, falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet shëndetësore në Kosovë dhe rolit lehtësues të KFOR-it, mjekët dhe infermierët ushtarakë italianë mbajtën një ligjëratë për të rinjtë e Kosovës për të vënë theks në domosdoshmërinë e marrjes së masave parandaluese në këtë çast të rëndësishëm dhe për të lënë vendin të ecë përpara. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale dhe larja e duarve janë të ashtuquajturat “mjete të teknologjisë së ulët” që ekspertët i njohin si mjetet e vetme që ia mundësojnë Kosovës t’i kthehet normalitetit.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin prej 18 dhe 22 vjeç, që vinin nga shkollat e mesme dhe universitete të ndryshme. Takimi u mbajt në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Prizrenit. Shumë djem e vajza ndërvepruan në internet. Të pranishmit morën pjesë gjithashtu në sondazhe të ndryshme për të testuar emocionet dhe njohuritë e të rinjve për Covid-19.
KFOR lehtësoi ngjarjen, i cili paraqiti një intervistë të regjistruar të një 19 vjeçari, i cili kishte qenë i infektuar me Covid-19 dhe e kishte tejkaluar virusin pasi ishte shtruar në spital në kujdesin intensiv.
Nisma u vlerësua shumë nga asambleistët e rinjë dhe nga institucionet lokale, pasi ishte shembulli i parë i bashkëpunimit civilo-ushtarak në fushën e angazhimit të komunitetit për të rritur ndërgjegjësimin mbi pandeminë globale, me një fokus të veçantë tek të rinjtë.