Sporti më i suksesshëm në Kosovë xhudoja është gati që të adaptoje edhe një japonez. Fjala është për xhudisin Nakamura, i cili tashmë ndodhen në klubin “Ippon” nga Peja dhe që nga java e ardhshme pritet që të aplikojë për nënshteësinë kosovare.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i këtij klubi Driton Kuka, i cili në llogarinë e tij ka njoftuar se Nakamura i është bashkangjitur klubit të tij dhe ai do të jetë i gatshëm për ciklin garues 2020-24.
“Ekipit ju ka bashkangjit Japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024. Gara e fundit sivjet do jetë Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadês në Tokio cakun kryesor”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij.
Pjesë e fotografisë nuk ishte Loriana Kuka për shkak të lëndimit. Xhudistja pejane ishte befasia më e mirë e këtij viti duke rrëmbyer shumë medalje.
Ekipi i xhudos po përgatitet para garës së Mastersit, që mbahet javën e ardhshme në Qingdao të Kinës për pikët drejt Olimpiadës së Tokios.