Mesfushori prizrenas Diellor Beseni kishte debutuar në moshën 16 vjeçare te Liria, ndërkohë që në edicionin e fundit realizoi dy gola në tri përballjet e fundit.
Ai është rrugës për t’u bërë futbollist i njohur në Evropë pasi, ka qëndruar për disa ditë te ekipi bullgar Lokomotiva Plovdiv dhe ka bindur drejtuesit e këtij klubi për t’i ofruar kontratë profesionale, por që duhet pritur edhe një vit deri në mbushjen e moshës së pjekurisë.
Beseni ishte rekomanduar te klubi bullgar nga trajneri Bruno Akropoviç, i cili kohë më parë e drejtoi skuadrën shqiptare KF Shkëndija nga Tetova.
Kontrata me Lirinë i kishte skaduar me të përfunduar kampionati, ndërkohë interesim për të kishin shfaqur klubet kosovare FC Prishtina, FC Ballkani si dhe KF Shkëndija dhe FK Kukësi.