Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se tashmë ekipet e Njësitit të zjarrfikjes dhe shpëtimit janë në gatishmëri të plotë në rast të përmbytjeve eventuale.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur po ashtu se dje ekipet tjera komunale kanë pastruar shtretërit e lumenjve dhe përroskave në disa lokacione.
“Duke i parë paralajmërimet e ekspertëve lidhur me përmbytjet eventuale në Kosovë, Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet e ekipeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit për t’i parandaluar përmbytjet eventuale”, ka deklaruar kreu i Komunës, Alban Hyseni. /2LONLINE/