DYLON

Kryetari Hyseni zhvillon takim të rëndësishëm lidhur me identifikimin e mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara

Kryetari Hyseni zhvillon takim të rëndësishëm lidhur me identifikimin e mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takim me përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukurës dhe Handikos, ku kanë diskutuar rreth mënyrës së identifikimit të mungesës së qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara.

Pasi i ka falënderuar për vizitën në Gjilan, kryetari Hyseni ka theksuar se do të jenë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet për aktivitete të përbashkëta.

EkoHigjiena

“Në koordinim me ta, do të angazhohemi rreth aktiviteteve të përbashkëta të cilat do të planifikohen dhe realizohen përgjatë këtij viti, i shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës -Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.