Një ekipë nga Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me ekipet komunale sot inspektuan gjendjen e urës në fshatin Hajnoc.
Inspektimet për gjendjen e urës bëhen çdo tre muaj nga ekipet e FSK-së.
Ura në fshatin Hajnoc u vendos nga FSK pas vërshimeve të fundit në Komunën e Kamenicës, pasi ura që ishte më herët u shkatërrua nga vërshimet. /2LONLINE.com/