DYLON

Kryekuvendari Konjufca priti në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani

Kryekuvendari Konjufca priti në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani. 

Ambasadori Mizutani, pasi e ka uruar të parin e Kuvendit për marrjen e detyrës dhe konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ka shprehur gatishmërinë e Japonisë për vazhdimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve. 

EkoHigjiena

Nga ana e tij, kryekuvendari Konjufca ka vlerësuar lart marrëdhëniet e mira në mes të dy vendeve, duke e falënderuar Qeverinë e Japonisë për mbështetjen që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e shtetndërtimit.
 
Teksa e ka falënderuar për ndihmën e paradokohshme në pajisje mjekësore për luftimin e Covid-19, i pari i Kuvendit është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks të veçantë në investime ekonomike që mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.