Në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit (QNTKSH) në Kazermën “Evropianët e Rinjë” në Pomozotin, është realizuar “Stërvitja e Përbashkët” me ekipet e Kërkim Shpëtimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe ekipit të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në kuadër të kësaj stërvitje është mbajtur një garë në mes dy ekipeve të FARSH-së dhe një ekipe të FSK-së, ku janë vlerësuar në stacione shkathtësitë e prerjes dhe thyerjes, teknika të kërkim shpëtimit si dhe lëshimi me litar nga kulla, në garë janë testuar të gjitha kapacitetet përgatitëse të Kërkim Shpëtimit Urban.
Sot është realizuar ceremonia e përfundimit, ku me këtë raste Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri ka përgëzuar pjesëmarrësit e të dy ekipeve, duke kërkuar nga ta që të vazhdojnë të ngrisin shkathtësitë e tyre profesionale dhe ti shpërndajnë tutje tek pjesëtaret tjerë, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për tu dal në ndihmë qytetarëve kur do dhe ku do që kërkohet, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/