“Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai. Kemi kënaqësinë të iu njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas, FC Drita.
Sipas njoftimit, futbollisti Egzon Bejtullai sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqisë ku është pritur nga drejtori sportiv, Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.
“Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysmë dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026”, thuhet në njofitm. /2LONLINE/