Duke marrë parasysh faktin se qepët e reja janë përplot vitaminë C dhe K, konsumimi i tyre forcon dhe mbron eshtrat, gjersa edhe ndihmon tek sëmundjet e ndryshme.
Falë vetive anti-inflamatore, ato ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve, stresit dhe lodhjes.
Shëron inflamacionin e fytit
Preeni pjesën e gjelbër të kësaj bime në copëza të vogla, shtoni xhenxhefil të imtësuar si dhe pakëz kripë. Të gjitha këto së bashku vendosni në një leckë dhe i ngrohni. Mbështilleni edhe një leckë ose peshqir tjetër, vendoseni në fyt dhe lamtumirë inflamacion.
Zvogëlon ënjtjen në këmbë
Pjesën e gjelbër të qepës së re ziejeni për disa minuta. Copëtojeni mirë dhe nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë derisa të fitoni një pastë homogjene, me të cilën ju do lyeni këmbët e ënjtura.
Çliron hundët e mbyllura
Shtypeni një pjesë të gjelbër të qepës së re dhe me lëngun e fituar lageni një leckë. Pastaj vendoseni në hundë ose në pjesën e sinuseve dhe do ta shihni se çfarë ndikimi të menjëhershëm do kenë në hundë