Shumë studime kanë treguar se pirja e duhanit ka një ndikim negativ në tërë trupin tone, por, për shumë njerëz, lënia e duhanit është një sfidë shumë serioze psikologjike, ose ata thjesht nuk e gjejnë motivimin e duhur për të bërë këtë ndryshim në stilin e jetës së tyre.
Por cilat janë ndryshimet që ndodhin në trupin tonë kur ne heqim dorë nga cigarja?
Më poshtë shihni disa nga këto ndryshime.
Kur e lëmë duhanin për:
20 minuta
Funksionimi i zemrës tuaj kthehet në normalitet. Kapilarët tuaj dhe enët e gjakut përmirësohen ashtu si edhe qarkullimi i gjakut, derisa ndjeshmëria e këmbëve dhe gishtave tuaj rritet.
12 orë
Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie, ndërsa niveli i oksigjenit rritet. Përbërja e gjakut kthehet në normale.
Nga 2 javë në 3 muaj
Rreziku nga sulmi në zemër është reduktuar. Simptomat e varësisë së duhanit zhduken dhe qarkullimi i gjakut në enët periferike përmirësohet. Indet e mushkërive restaurohen dhe funksioni i mushkërive përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme.
Nga 1 deri në 9 muaj
Kollitja e shkaktuar nga pirja e duhanit zvogëlohet, edhe pse jo menjëherë, mushkëritë kërkojnë pak kohë për të zhdukur substancat e dëmshme që kanë akumuluar brenda tyre.
1 vit
Nevoja për duhan zhduket. Lëkura merr një ngjyrë të shëndetshme dhe fleksibilitet më të madh. Rreziku i sëmundjes ishemike të zemrës bie me 50%.
5 vjet
Qarkullimi i gjakut është restauruar plotësisht në nivele normale, shkruan noa.al. Rreziku i sulmit në zemër është reduktuar në një nivel të barabartë me ata që nuk pinë duhan. Sistemet nervore dhe imunitare funksionojnë disa herë më mirë.