Efektet pozitive në organizmin tonë janë të shumta, ndaj konsumimi i qershive do të ishte edhe shumë i nevojshëm.
Sipas mjekëve, qershitë pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, ne duhet të konsumojmë sa më shpesh qershi.
Qershitë na sigurojnë nga sulmi në tru, duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës.
Po ashtu, sipas disa studimeve, qershitë kanë rol edhe në parandalimin e nisjes së kancerit, për shkak të përmbajtjes vitaminoze dhe fibrore, si edhe në reduktim të inflamacionit dhe lehtësim të dhimbjeve.
Po rendisim disa nga vetitë pozitive të tyre: Trajton kancerin, forcon kujtesën, rrit cilësinë e gjumit dhe parandalon plakjen.