Futbollisti kosovar, Edon Zhagrova nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë sonte Baselin në Europa League kundër Apoelit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’.
Basel ka njoftuar se Zhegrova ka dëmtuar muskujt e kofshës së majtë dhe pritet të jetë jashtë të paktën disa javë.
Madje raportohet se lëndimi që ka pësuar Zhegrova, mund ta lërë jashtë edhe për sfidat e marsit që Kosova do t’i zhvillojë fillimisht me Maqedoninë dhe në rast fitores, më pas me Bjellorusisë ose Gjeorgjinë.